“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq”, presidentja Osmani viziton familjen historike!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka vizituar sot familjen Rugova.
“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/


