75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hajnat në një shtëpi në Ferizaj vjedhin stoli ari, para e pushkë gjuetie

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij mbrëmë.

Me ç’rast i kanë vjedhur një shumë të parave, stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie për të cilën kishte leje.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./Indeksonline/