08:38 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Në Ferizaj, Mercedesi tenton të kalojë nënkalimin, por mbetet në ujë

Ferizaji është një nga komunat e përmbytura nga uji, pas reshjeve të shumta të orëve të fundit.

Nënkalimi në fshatin Nikadin është i përmbytur nga ujërat dhe rruga është e pakalueshme.

Një veturë e tipit “Mercedes” ka synuar ta kalonte këtë nënkalim, por që ka mbetur në pus./Indeksonline/