Vetëplagoset me armë një person, në Ferizaj

Një person në Ferizaj ka plagosur veten me armë të enjten.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën emergjente.
“Është raportuar se i dyshuari duke përdorur armën është vetëplagosur duke i shkaktuar vetes plagë, ndërsa i lënduari është duke u trajtuar në Qendrën emergjente dhe me rast po merret Njësiti i hetimeve”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/