Në festën e Einxhelit nuk ishte e pranishme Sara, a është krisur miqësia e tyre?

Festa e ‘babyshower’-it të moderatores Einxhel Shkira ishte një nga eventet më të përfolura së fundmi në rrjetet sociale.
Një organizim plot shkëlqim dhe emocione, ku të ftuar ishin miq të afërt dhe familjarë, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e Sarës, një prej shoqeve të saj më të ngushta. Kjo ka bërë që ndjekësit të ngrenë dyshime mbi raportin mes tyre.

Dyshja ka qenë shumë e afërt pas eksperiencës në Big Brother VIP, duke krijuar një miqësi të fortë, por mungesa e Sarës në këtë moment të rëndësishëm ka nxitur spekulime.

As Einxhel dhe as Sara nuk kanë reaguar publikisht për këtë çështje, por ndjekësit e tyre po presin me kuriozitet nëse do të ketë ndonjë sqarim apo nëse kjo mungesë sinjalizon një ftohje mes tyre.
A është kjo thjesht një mungesë e rastësishme apo ka diçka më shumë pas kësaj? Koha do ta tregojë!/Indeksonline/

