75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Gj Sh

Në festën e Flamurit Kombëtar, Distria Krasniqi i sjell Kosovës një tjetër medalje

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të fitoj edhe një medalje.

Pikërishtë në ditën e festës së Flamurit Kombëtar, Distria fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit, shkruan IndeksOnline.

Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 Yuko, Naomi Van Krevel nga Holanda.Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Yuko, Karina Efimova nga Rusia

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari, Gefen Primo nga Izraeli. Në gjysmëfinale humbi me Yuko nga Reka Pupp nga Hungaria./IndeksOnline/