75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 20 Maj 2025 / AR

Në Festivalin e Kanës, e gjithë vëmendja tek Angelina Jolie

Angelina Jolie u rikthye në Festivalin e Filmit në Kanë, katërmbëdhjetë vjet pas paraqitjes së saj të fundit, me një pamje elegante që kombinonte luksin dhe shkëlqimin kinematografik.

Aktorja dhe regjisorja hollivudiane, e njohur edhe për punën e saj të rëndësishme bamirëse, mori pjesë këtë vit për të dhënë çmimin Trophée Chopard, duke nderuar dy figura në ngritje në kinemanë botërore.

U rikthye në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh, Angelina Jolie magjeps

Për këtë rast, Jolie u shfaq me një fustan nude nga shtëpia italiane e modës “Brunello Cucinelli” dhe e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan diamanti, vathë mbresëlënës dhe një model flokësh të thjeshtë.

U rikthye në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh, Angelina Jolie magjeps
Kthimi i saj u bë gjatë premierës së filmit të Ari Aster, Eddington, me aktorët kryesorë Emma Stone, Pedro Pascal dhe Austin Butler. Tapeti i kuq në ditën e katërt të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë mblodhi yje ndërkombëtarë dhe u konsiderua si më mbresëlënësi deri më tani, me emra si Natalie Portman që plotësonin një kast pjesëmarrësish që tërhoqën blicet e fotografëve.

U rikthye në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh, Angelina Jolie magjeps