75 Mall Live Search
21:57 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Në festivalin ‘Sunny Hill’ pritet të marrin pjesë publik nga shtetet e gjitha kontinenteve

‘Sunny Hill Festival’ padyshim se është një nga festivalet më të mëdhenj shqiptar që janë organizuar ndonjëherë, shkruan Indeksonline.

E një organizim i tillë kërkon punë dhe përkushtim të madh, deri në detajet më të vogla që gjithçka të shkojë mirë.

2 nga organizatorët e këtij festivali të ftuar në ‘Klan Kosova’ janë pyetur rreth publikut, se sa ka qenë interesimi nga publiku ndërkombëtar për blerjen e biletave për këtë festival.

Ata kanë thënë se kanë shitur bileta për publikun nga gjitha shtetet e të gjitha kontinenteve, si psh ka pasur interesim nga Zelanda apo Australia e largët.

Gjithashtu ata kanë thënë se për këtë festival kanë shkruar dhe pritet të shkruajnë mediat më të mëdha botërore. /Indeksonline/