75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Gj. Sh

“Në Filadelfia ka mashtrime masive”, Trump ngre alarmin: Forcat e ligjit po vijnë!

Kandidati republikan Donald Trump ndau një postim në rrjetin Truth Social, duke pretenduar se një “mashtrim” po ndodh në Filadelfia gjatë votimeve.

“Shumë flitet për mashtrimin masiv në Filadelfia. Forcat e ligjit po vijnë!!!” ka shkruar Trump, duke mos dhënë më shumë informacion.

Deri më tani nuk ka pasur kontestime për procesin e votimit apo incidente të mëdha që të kenë ndikuar në rrjedhshmërinë e procesit.