17:36 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / AR

Në filmin ku Luizi dhe Olta janë çift, kush do ta luajë rolin e vjehrrës?

Ka kohë që në media ka qarkulluar lajmi se Olta dhe Luizi do të jenë bashkë në një film.

Ashtu siç u raportua, thuhet se dyshja do të jenë çift dhe në të do të ketë histori të bukura dashurie si dhe intriga.

Ishte gazetari Blendi Salaj ai i cili ditën e sotme në “Wake Up” dha disa detaje të reja të filmit. Gjithashtu tha se rolin e vjehrrës në këtë rast mund ta luaj Kiara.

“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”, tha ai./Indeksonline/