16:17 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Në finale të Kupës mungojnë kushtet elementare (FOTO)

Prishtina dhe Vëllaznimi janë duke u ndeshur në finale e Kupës në Adem Jashari në Mitrovicë.

Mirëpo edhe pse në një ndeshje të rëndësishme, organizatorët ende po punojnë me metoda primitive.

Formacionet zyrtare nuk kanë mjaftuar për gazetarët ku janë detyruar t’i shkruajnë me dorë.

Kjo tregon edhe një herë nivelin e futbollit kosovar ku mungojnë kushtet elementare. /IndeksOnline/