Në formë të jashtëzakonshme, sulmuesi shqiptar shënon hat-trick për shtatë minuta

Kristian Shpendi vazhdon formën e mirë. Sulmuesi i “Shpresave” kuqezi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Cesena, po luan momentalisht përballë Potendera.
Cesena po kryeson 3-0, teksa të tre golat i ka shënuar sulmuesi shqiptar. Si fillim ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21’ më pas në atë të 26-tën, teksa të tretin në minutën e 28′.
Shpendi po kalon “formën e jetës” në këtë sezon, ku deri më tani ka shënuar plot 12 gola.
