09:13 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / AR

Në foton e Krishtlindjes së Donald Trump mungon gruaja e tij

E gjithë familja Trump, në një frymë festive për Krishtlindje janë mbledhur bashkë. Ata kanë realizuar edhe një fotografi ku shihen anëtarët e kësaj familje.

Në mesin e këtyre, vërehet qartë se dikush mungon, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve, mungesa e Melanias ka një arsye të trishtueshme: thuhet se ajo po kujdesej për nënën e saj Amalija Knavs, e cila ishte shumë e sëmurë në spital.

Në këtë foto nuk shihet askund gruaja e Donald Trump, Melania.

Në çdo rast, daljet e fundit publike lënë vend për dyshim, pasi ajo mori pjesë në funeralin e Rosalynn Carter më 28 nëntor.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e zgjedhjeve të Trump siguruan se Melania do të shfaqej më shpesh në publik në vitin zgjedhor 2024.  Janë planifikuar “paraqitje diplomatike të profilit të lartë”.

Ekipi i Trump deklaroi se Melania ishte e zënë dhe se mungoi për shkak të një çështjeje familjare.

Melania nuk ndau asnjë foto në rrjetet sociale këtë vit, vetëm postoi një kartolinë të thjeshtë urimi./Indeksonline/

Një foto e Krishtlindjeve në të cilën mungon Melania Trump bëri spekulime.