Në fotosesionin e ri, Rita mahnit!

Pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, Rita Ora më në fund iu është rikthyer angazhimeve profesionale.
Ylli kosovar i muzikës botërore përmes rrjeteve sociale vazhdimisht ndan momente nga përditshmëria e saj, ndërsa nuk i lë anash as imazhe që nxisin reagime.

29 vjeçarja që krahas zërit unik gëzon edhe linjat të bukura trupore, i thekson ato përmes veshjeve të ndryshme ekspozuese.

Së fundi me një stil tejet të veçantë të veshjes, Rita vuri në pah format atraktive, ndërsa kombinoj dukjen edhe me aksesor dhe flokët e saj bionde.

Kujtojmë që Rita përveç muzikës prej vitesh ka qenë e angazhuar me në aktrim dhe në bamirësi, teksa është edhe ambasadore e UNICEF./Indeksonline/
