Në Francë botohet libri me 35 autor shqiptarë

Dje më 11 maj 2020 , doli nga shtypi verzisoni fizik dhe elektronik i përmbledhjes më tregime të dashurisë “Nus vers l’independence” , në të cilin libër janë përfshirë 35 shkrimtarë më 35 tregime të dashurisë.
Botimi i kësaj veprejeje “Nus vers l’independence” ( Lakuriq drejt pavarësisë) , është një akt historik për letërsinë shqiptare, sepse për herë të parë lexuesit francez i prezantohemi më 35 tregime të dashurisë të botuara nga Shtëpia Botuese “Le Harmattan” më renome ndërkombëtare.
Eshtë një akt historik sepse për herë të parë në letërsinë shqiptare para botës më krijime artistike dalin 35 autorë të te gjitha trevave shqiptare si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.
Eshtë një akt historik për faktin se libri botohët në djepin e kulturës botërore në Paris , nga një shtëpi botuese e njohur në Evropë.
Krijuesit shqiptarë janë shumë pak të njohur në në skenën ndërkombëtare të letërësisë, për shkakun se qe nga ramja e sistemit monist nuk është investuar në përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhë botërore.
Ylli i letërsisë botërore pa asnjë dyshim është dhe do të mbetët Ismail Kadare e që njëherit është përfaqësuesi më i denjë i letërsisë sonë përmes të cilit bota e njehë Shqipërinë. Mirëpo nëse letërsia shqiptare do të mbetët vetëm më Kadarenë, lirisht mund të konstatojmë se letërsia jonë ka vdekur.
Ismail Kadare i vuri themelet për njohjën e letërsisë sonë në botë, dhe emri i tij është një ndihmesë e madhe për krijuesit e gjeneratave të reja shqiptare që të botohën jashtë , sepse këta kanë bazë të fortë të ndërtuar nga Isamil Kadare, Ali Podrimja, Gani Xhafolli, Dritero Agolli, Fatos Kongoli, Edmond Tupja e disa të tjerë.
Gjatë dy dekadave të fundit, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, ka bërë përpjekje sistematike për ringjalljën e letërsisë sonë në skenën internacionale, dhe brenda kësaj kohe ka arritur të botojë autorët tanë nga shtëpi botuese të njohura si: në Francë, Greqi, Belgjikë … Në vitin 2019 u botuan 12 poetë e poete shqiptarë në antologjinë botërore të rrjetit frankofon dhe dy vepra tjera të dy shkrimtarëve.
AUTORËT E PËRFSHIRË NË KETË LIBËR
LES AUTEURS
- ADEM XHELADINI
- ALBERT SHALA
- ALMA JAKU
- ANILA KANANASI KARAPIDOU
- ALKETA GASHI–FAZLIU
- BERAT DAKAJ
- BEHARE REXHEPI
- BILALL MALIQI
- BISER MEHMETI
- DRITON SMAKAJ
- EDLIRA QEFALIJA
- FLORA PECI
- IBRAHIM BERISHA
- ISUF HOXHA
- IZET AVDYLI
- IBRAIM KOÇA
- ISTREF HAXHILLARI
- ASLLAN QYQALLA
- LEONITA FAZLIU
- LUAN XHULI
- MEVLYDE SARAÇI
- MIRANDA LUSHAJ
- HASAN SELIMI
- PREND BUZHALA
- REMZI LIMANI
- ROZETA KRESTE
- SADIK BICAJ
- SHEQIR PODVORICA
- SHEFQET DINAJ
- ZYRAFETE MANAJ
- XHELAL ADEMI
- GJON GJERGJAJ
- SEBAHATE SOPJANI
- VIKTORIA SEFERI
- RESHAT SAHITAJ