75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / OSH

Në Frankfurt të Gjermanisë ka zbritur një aeroplan me afganë

Më shumë se 2,200 diplomatë dhe civilë afganë janë evakuuar nga Afganistani me aeroplanë ushtarakë ka thënë një zyrtar i sigurisë në perëndim për agjencinë e lajmeve Reuter, të mërkurën.

Një aeroplan i Qeverisë gjermane ka zbritur në Frankfurt herët në mëngjes sot, shkruan BBC.

Rreth 131 persona ishin evakuuar nga Kabuli në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, ku më pas hipën në aeroplanin Lufthansa për në Frankfurt.

Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha se do të kryejë më shumë fluturime të tilla në ditët e ardhshme.