75 Mall Live Search
17:44 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në fshatin Bukosh të Suharekës sot u organizua “Dita e Mërgimtarëve”

Për nder të mërgimtarëve të fshatit Bukosh, kryesia e fshatit Bukosh në bashkëpunim me Shoqatën “Bukoshi” në Diasporë kanë organizuar “Ditën e Mërgimtarëve”.

Në këtë ngjarje filloi riaktivizimi i Shoqërisë Kulturo Artistike “Vëllezërit Frashëri”, shoqëri e cila ishte themeluar në vitin 1982, por e cila nuk ishte aktive që një kohë të gjatë. Kjo shoqëri sot përformoi një numër të madh të këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare.

Në këtë manifestim morrën pjesë qindra mërgimtarë të fshatit Bukosh të cilët gjenden në vendet e ndryshme të botës. Gjithashtu pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe deputeti i LVV-së nga ky fshat, Salih Zyba.

Kryetari Muharremaj i falenderoi mërgimtarët për kontributin që e kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, ai njëherit premtoi se do t’i përkrah shoqëritë Kultoro-Artistike në Komunën e Suharekës.

Pas përforimimit të shoqërisë u dha një koktej me ushqime tradicionale. Mërgimtarët u ndan jashtëzakonisht të kënaqur me këtë organizim, ata shpresojnë që organizime të tilla të ketë edhe në të ardhmen.