Në fund të qershorit policia konfiskoi mbi 272 kilogramë narkotikë, arrestoi disa persona
Policia e Kosovës ka mbajtur sot një konferencën për media lidhur me operacionet e fundit të zhvilluara në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Drejtoresha e Divizionit kundër Krimit të Organizuar, kolonelë, Florie Hajra ka bërë të ditur se dy operacione të suksesshme nga Policia e Kosovës janë realizuar në muajin qershor, saktësisht në javën e fundit.
Njëri prej këtyre operacioneve është realizuar në Prishtinë, kurse tjetri në Ferizaj.
Nga këto dy operacione janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe janë konfiskuar mbi 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
“Rasti i fundit ishte dje me 30 qershor 2019 rreth orës 18:40 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht ën fshatin Lluzhan, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve ka realizuar operacion policor meqë rast ka ndaluar tri vetura të dyshuara, nën dyshimin e bazuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja të paautorizuar të narkotikëve. Gjatë kontrollit në njërën nga tri veturat në bagazhin prej njerëz prej tyre janë gjetur tetë paketime marihuanë, me peshë 81 kg e gjysmë, të cilat i kemi ekspozuar. Në vazhdim të operacionit janë kontrolluar edhe tri shtëpi njëra në fshatin Bajqinë të Podujevës dhe dy shtëpi në komunën e Vitisë. Nuk është gjetur asgjë, janë arrestuar tre persona dhe janë konfiskuar 81 kg e gjysmë narkotikë të llojit marihuanë. Vlera e saj sillet rreth 100 mijë euro”, tha Hajra, shkruan Indeksonline.

Ajo theksoi gjithashtu se në cilësi të provave janë sekuestruar edhe tri vetura dhe pesë telefona celular që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtutjeshme.
“Rasti tjetër është zhvilluar më 24 qershor rreth orës 20:00 ri rasti koduar (Ura e Gurit) ku janë konfiskuar 108kg marihuanë dhe të përfshirë ishin 9 persona të dyshuar . Operacioni është zhvilluar në një depo afër udhëkryqit të Janjevës. Janë konfiskuar edhe 55 kilogramë e gjysmë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Vlerë e konfiskimit arrin në 75 mijë euro. Në cilësinë e provave janë sekuestruar edhe 6 vetura, 11 telefona, 18 fishekë, para të gatshme 123.960 mijë lekë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Vlerë e konfiskimit arrin në 75 mijë euro. Në cilësinë e provave janë sekuestruar edhe 6 vetura, 11 telefona, 18 fishekë, para të gatshme 123.960 mijë lekë dhe 635 euro”, tha ajo./Indeksonline/

