“Në fund të sezonit, Arsenalit do t’i duhej teleskopi për ta parë Liverpoolin”
Ish- lojtari i Liverpoolit, Danny Murphy, e ka ngacmuar Arsenalin pas humbjes që e pësoi në fundjavë nga ‘Të kuqtë’ 3-1.
Sipas 42- vjeçarit, Liverpooli është larg me cilësi nga londinezët.
“Në fund të sezonit, Arsenalit do t’i duhej teleskopi për ta parë Liverpoolin. Ishte një garë ndërmjet burrave dhe djemve.
Ata fituan shumë lehtë pa pasur nevojë të luajnë me 100%-shin” deklaroi Murphy.
Pas 3 javësh në Premier Ligë, Liverpooli është skuadra e vetme me bilanc maksimalisht pozitiv. /Indeksonline/