17:01 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Në fund të vitit pritet të nis ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’

Kosova në bashkëpunim me kompaninë me bazë në Londër, ContourGlobal të premten thanë se kanë zgjedhur një konzorciumin e një prej filialeve të General Electric për të ndërtuar dhe pajisur një termocentral me qymyr me fuqi prej 500 MegaWat në shtetin ballkanik.

Edhe pse rezervat nëntokësore të linjitit konsiderohen se janë mbi 14 miliard tonë, e pesta në botë, Kosova po ballafaqohet me mungesë të rrymës. Termocentrali I ri pritet të mbulojë kërkesën e gjysmës së shtetit me rrymë.

“Përzgjedhja e General Electric si ofertuesin më të mirë e vendosë Kosovën një hap më afër për të arritur sukses në këtë proces që ka filluar shumë kohë më parë me përkrahjen e shumë institucioneve ndërkombëtare”, tha Ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka.

“Implementimi I suksesshëm i këtij projekti ka potencialin të ridefinojë perspektivën e përgjithshme të ekonomisë së vendit”, shtoi ai.

Ofertuesit e tjerë për këtë projekt ishin Korporata Inxhiniero-Mekanike e Kinës, Kompania Hyundai e Koresë së Jugut dhe konzorciumi I Turqisë Enka, Sistemet e Rrymës Hitachi Mitsubishi nga Japonia dhe Bashkësia Teknike e Spanjës.

Projekti është paraparë të ketë vlerën 1.3 miliard dollarë, financimi pritet të bëhet në bashkëpunim të Korporatës Private të Investimeve në SHBA dhe disa agjencive kreditore eksportuese, tha për Reuters, Drejtori Ekzekutiv I kompanisë ContourGlobal.

Ndërtimi i termocentralit pritet të fillojë gjatë fundit të vitit.

Momentalisht rreth 90 përqind e rrymës në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra Kosova A dhe Kosova B që janë në mesin e ndotësve më të mëdhenj në Evropë.

Ambientalistët janë ankuar për termocentralin e ri i cili mund ta fus Kosovën në një të ardhme të varur nga linjiti, si forma më e ndotur e qymyrit. Megjithatë, qeveria tha se termocentrali i ri i cili do të zëvendësojë Kosovën A, do të djeg 40 për qind më pak qymyr dhe do të lirojë 20 për qind më pak gazra.

Banka Botërore vitin e kaluar tha se nuk do të mbështesë projektin sepse në këtë projekt do të shfrytëzohet qymyri në vend të lëndëve djegëse të rigjenerueshme.

Qeveria është zotuar të blejë të gjithë prodhimin e termocentralit më një çmim që ende nuk është përcaktuar, shkruan Reuters.