10:15 / E Hënë, 06 Mars 2023 / mp

Në fund të vitit, Qeveria shpenzoj më shumë se sa që kishte të hyra

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në tre mujorin e katërt të vitit 2022 ishin 732.1 milionë euro, që është një rritje e të hyrave, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021), që ishin 627.1 milionë euro.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte me 67.0% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13.0%,  aktivet dhe detyrimet financiare me 11.0%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4.0%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërsa sipas ASK-së, gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në tre mujorin e katërt të vitit të kaluar ishin 966.5 milionë euro, që është një rritje e shpenzimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishin 822.6 milion Euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet me 19.0%; subvencionet me 18.0%;  kompensimi i punëtorëve me 18.0%; formimi i kapitalit bruto me 15.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raport.

Po ashtu, gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme  gjatë kësaj periudhe ishin 966,5 milionë euro. Ku pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 19%, Subvencionet 18%, Kompensimi i punëtorëve me 18%, Formimi i kapitalit bruto 15%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve./IndeksOnline/