75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 15 Gusht 2025 / Gj Sh

Në fundjavë nis sezoni i ri i Superligës, delegohen gjyqtarët për javën e parë

Në fundjavë nis sezoni i ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës, Drita sezonin e ri e nis si mysafire e Ferizajit, ndeshje e cila zhvillohet të dielen nga ora 16:30..

Drejtësin në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari Alban Shala.

Të dielen nga ora 16:30 zhvillohet ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Dardan Çaka.

Prishtina e Re e cila për herë të parë do të luaj në elitën e futbollit kosovar, do të përballet me Malishevën.

 Gjyqtari Mervan Bejtullai do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Të dielen zhvillohet edhe ndeshja mes Drenicës dhe Llapit.

Visar Kastrati do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Ndeshja e fundit e javës së parë zhvillohet ditën e henë, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Genc Nuza./IndeksOnline/