75 Mall Live Search
18:52 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Në fundjavë nis sezoni pranveror, publikohen ndeshjet dhe oraret e ndeshjeve të javës së 19-të të Superligës

Në fundjavën që po vjen, fillon sezoni pranveror futbollistik në Superligën e Kosovës.

Në program janë ndeshjet e javës së 19-të, ku tashmë janë publikuar edhe oraret për zhvillimin e tyre, shkruan IndeksOnline.

Të shtunen me 10 shkurt, do të zhvillohen dy ndeshje, ku Drita do të jetë nikoqire e Llapit ndërsa Fushë Kosova e pret skuadrën e Gjilanit.

Ndërsa ditën e diel me 11 shkurt zhvillohen tre ndeshjet e tjera.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të luaj si mysafire e Lirisë.

Prishtina do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74 ndërsa ndeshja tjetër luhet mes Dukagjinit dhe Malishevës.

Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/