Në Fushë Kosovë, burri e gruaja me marrëveshje që të mos i afrohen njëri-tjetrit, por njëri e prishi paktin!

Një çift bashkëshortor në Fushë-Kosovë po përballet me probleme të natyrave të ndryshme.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar më parë e kishte rrahur dhe për këtë rast kishte një marrëveshje që të mos afrohej te shtëpia.
Por, paktin e arritur midis çiftit e ka prishur burri. Ai është futur në shtëpi duke hapur me forcë derën e shtëpisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/