09:05 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Në Fushë Kosovë duhet të zgjohesh në ora 7, deshte apo nuk deshte!

Fushë Kosova është shëndrruar në një qytet kaosi në çdo aspekt. Jo vetëm ndërtimet pa leje, banesat pothuajse të kapura njëra me tjetrën, e rrugët e ngushta e bëjnë këtë qytet të vështirë për një jetë të qetë.

Banorët e shumë objekteve në Fushë Kosovë po ankohen në zhurmën e madhe që vazhdimisht e krijojnë kompanitë që po punojnë në objektet që janë në ndërtim e sipër.

H.B ka treguar për Indeksonline se ka kohë që nuk e ka kurdisur alarmin pasi që sipas tij janë punëtorët e objekteve përreth që i zgjojnë banorët në orën 7 të mëngjesit.

“Ka disa muaj që nuk kemi nevojë për alarm. Punëtorët që në orën 7 të mëngjesit nisin zhurmat e punëve dhe nuk lënë asnjëherë qetësi në banesat tona. Bërllogu hidhet nga katet e larta që shkakton shumë zhurmën dhe sjellë shumë pluhur. Ne banorët i kemi dërguar ankesat te kompani dhe mbikqyrësi i punëve, por që avazi i njëjt po vazhdon ende” ka thënë një nga banorët e Fushë Kosovës.

Banorët thonë se është e pamundur që të hapen dritaret për shkak të pluhurit dhe aromave të pakëndshme në afërsi të punishteve./Indeksonline/