75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 10 Gusht 2021 / OSH

Në Fushë Kosovë hajnat nuk ndalen, hyjnë në dy objekte të ndryshme e vjedhin para

Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në Fushë Kosovë, janë raportuar dy raste të vjedhjeve.

Njëri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, më saktësisht në ora 04:12, ku një person ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga  aty kanë vjedhur arkën në të cilën kishte  para ë gatshme.

Tjetri rast ka ndodhur në një zyrë të ankesave, ku persona të panjohur kanë hapur me forcën derën e zyrës së ankesave dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme.