Në Fushë-Kosovë po shtrohen me asfalt edhe trotuaret

Ndonëse investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturën rrugore, ende vazhdojnë tenderët për të shtruar asfalt e autostrada.
Megjithatë, shpesh është vënë në pikëpyetje edhe cilësia e këtyre punimeve, por edhe vet dhënia e tenderëve.
Gjithsesi, disa imazhe vijnë nga qyteti i Fushë-Kosovës, gjegjësisht në rrugën “Hajrullah Zymi”.
Në këto pamje mund të shihni se si asfalt po shtrohet edhe mbi trotuar, një vaki kjo jo e rrallë. /Indeksonline


