16:00 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Në fustan të shkurt, Liberta Spahiu ua merr zemrat me këtë dukje!

Prezantuesja e njohur dhe mjaft e suksesshme, Liberta Spahiu çdo herë ia arrin që të duket në formë më të mirë të mundshme.

Liberta e cila prej vitesh ka fituar zemrat e shikuesve për shkak të karakterit dhe spontaniteti të saj njihet edhe si një femër me shumë stil dhe me forma ‘përvëluese’ që secila femër do ia kishte lakmi, shkruan Indeksonline.

Moderatorja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku edhe ndiqet nga mijëra ndjekës.

Në postimet e fundit që bëri në ‘Instagram’ ajo ka treguar për paraqitjen që do të ketë në emisionin e radhës në ‘Prive’, shkruan Indeksonline.

E veshur në një fustan të shkurt me ngjyrë të zezë, moderatorja seksi ka ‘djegur’ me dukjen tejet seksi./Indeksonline/