Në futbollin spanjoll, nga janari ndryshojnë rregullat e VAR-it

Federata spanjolle e futbollit dhe LaLiga kanë rënë dakord që duke nisur nga muaji janar të publikohen imazhet dhe audiot e bisedave midis gjyqtarit të fushës dhe asistentëve të VAR, kur ka rishikime të aksioneve.
Ky projekt fillimisht do të fillojë të marrë jetë në ndëshjet e Superkupës më 10 dhe 11 janar dhe më pas do të aplikohet në ndeshjet e LaLiga-s.
Kjo hap një skenar të ri për arbitrimin spanjoll, me synimin për t’i ofruar transparencë më të madhe tifozit në çdo kompeticion iberik. Me transmetimin e imazheve dhe audiove synohet të përmirësohet imazhi i arbitrit dhe të qartësohen vendimet e gjykimit.
Në ditët në vijim, si Federata ashtu edhe LaLiga do të publikojnë më shumë informacione në rrjetet e tyre sociale në mënyrë që fansat dhe mediat të kuptojnë se si do të funksionojë kjo dinamikë e re.
🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | La RFEF y LaLiga acuerdan publicar las conversaciones entre los árbitros y el VAR en la revisión de las jugadas.
— RFEF (@rfef) December 19, 2023
🔊 El proyecto se estrenará a partir del 10 de enero de 2024, tanto en la #Supercopa de España como en la @LaLiga.
ℹ️ https://t.co/37u4vkd1o7 pic.twitter.com/iBLYNm6hlX