75 Mall Live Search
10:22 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / P M

Në garazh i vendosin një letër kërcënuese në gjuhën serbe, rasti po hetohet në Zveçan

Një person ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Nemanjina”, në Zveçan.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“’Rr. Nemanjina’, Zveqan 22.02.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.