21:54 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Në garën për vellon më të bukur mbretërore edhe ai i Elia Zaharias, i punuar nga Blerina Kllokoqi-Rugova

Dita më e veçantë për një femër është padyshim dita kur kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Të gjitha vajzat mundohen që të duken më bukur se kurrë në fustan të bardhë i cili patjetër duhet të jetë i veçantë dhe i dizjanuar me shumë kujdes, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë nuk ndryshon as kur bëhet fjalë për dasmat mbretërore, së fundi revista e njohur franceze ‘Point De Vue’ ka realizuar një sondazh ku mund të votohet për fustanin më të bukur të të gjitha mbretërive.

Pjesë e kësaj gare është edhe velloja e princeshës shqiptare, Elia Zaharia e cila në ditën e saj më të rëndësishme kishte zgjedhur të vishte nga dizenjatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Për të zgjedhur fituesin e kësaj gare mund të votojnë të gjithë ‘online’ përmes këtij linku, duke shtypur mbi fotografinë ku shihet Elia Zaharia përkrahë Princ Lekës./Indeksonline/