Në Gjakovë kërset dajaku, rrahje mes disa meshkujve e femrave/ Bëhen për spital

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës janë dhënë detaje lidhur me një rrahje që ka ndodhur mes 6 personave në Gjakovë.
Rasti mësohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, shkruan IndeksOnline.
“Gjakove, 05.08.2021-18:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar , katër meshkuj dhe dy femra kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ne mes vete. Si pasoj të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër meshkuj dërgohen në mbajtje ndërsa dy femra lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./IndeksOnline/