75 Mall Live Search
20:59 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Në Gjakovë shërohen të gjithë të infektuarit!

Ardian Gjini kryetari i komunës së Gjakovës, ka njoftuar se në Gjakovë nuk ka aktualisht asnjë të infektuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, të gjithë personat e ritestuar nga Gjakova sonte kanë rezultuar pozitiv.

Gjini bëri thirrje që qytetarët të janë të diciplinuar dhe të shpallin fitoren kundër pandemisë.

Njoftimi:

Sipas informatës së fundit, të gjithë personat e ritestuar nga komuna e Gjakovës kanë dalur negativ ndaj Covid-19. Kjo do të thotë se aktualisht në komunën tonë nuk ka të infektuar.

Ky është lajm shumë i mirë për Gjakovën dhe të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në menaxhimin e pandemisë meritojnë lëvdata dhe falënderime.

Poashtu, të gjithë ish të infektuarit meritojnë falënderim dhe respekt për diciplinën dhe vetëdijen e lartë qytetare që e kanë treguar në mbrojtje të të afërmve dhe bashkqytetarëve tjerë nga infektimi i mundshëm.

Sidoqoftë, sonte nuk mund të shpallim fitore. Në Kosovë, në rajon dhe në botë virusi ende qarkullon dhe ende ekziston mundësia e infektimit dhe e ripërhapjes së koronavirusit.

Prandaj duhet të vetpërmbahemi dhe t’i respektojmë rregullat në vazhdimësi.

Nëse do të jemi të diciplinuar, shumë shpejt mund ta shpallim fitoren kundër pandemisë!