75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / S Z

Në gjendje të dehur aksidentohen me veturë dy persona në Pejë, sulmuan policët gjatë arrestimit të tyre

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur.  Ata gjatë arrestimit kanë sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë / 01.12.2024 – 00:28. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se ata pasi ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion kanë sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.