Në gjendje të dehur sulmoi zyrtarin policor, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Shtërpce ka arrestuar një person pasi i dehur kishe sulmuar një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur pasi që ai, në një lokal-kafene ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në QMF-Shtërpcë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.