75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

Në gjendje të rëndë është fëmija që ra nga kati i dytë i shkollës në Pejë

Indeksonline më herët ka raportuar për një rast në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, ku një fëmijë kishte rënë nga kati i dytë.

13-vjeçari tani ndodhet në Qendrën Emergjente në QKUK për tretman mjekësor.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, dhe se i njëjti ka pësuar fraktura në kokë dhe brinjë.

Këto informacione për gjendjen e tij i ka dhënë mjeku kujdestar i Emergjencës, Avdush Bajgora.

Ndryshe, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, u shpreh Rugova./Indeksonline/