21:49 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në gjendje të rëndë këngëtari i famshëm! Familja po përgatitet për më të keqën

Këngëtari, tekstshkruesi dhe aktori amerikan David Cassidy është duke kaluar ditë aspak të mira. Ai ditë më parë u shtrua në spitalin e Florida-s, ndërsa artisti po vuan nga një sëmundje e rëndë, shkruan Indeksonline.

“Kjo është e vertetë. Ai është i vetëdijshëm tani dhe i rrethuar nga familja, “një përfaqësues i 67-vjeçarit konfirmoi në Page Six pas një raporti që shëndeti i këngëtarit po përkeqësohet me shpejtësi.

Këngëtarja po vuan nga dështimi i veshkave dhe ka nevojë për transplantim të mëlçisë, njoftoi TMZ. Shëndeti i Cassidy ka qenë në rënie për më shumë se dy muaj, dhe familjes së tij i është thënë të përgatitet për më të keqen, sipas raportit.

Cassidy zbuloi më parë këtë vit se ai ka vuajtur nga çmenduria. Ai gjithashtu ka qenë i hapur për betejat e tij me alkoolin dhe drogën./Indeksonline/