75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / A. M.

Në gjendje të rënduar dhe sjellje të çuditshme, pamjet e aktores dhe modeles së njohur bëhen virale

Cara Delevingne ka shqetësuar fansat e saj pas publikimit të disa fotografive së fundmi.

Thuhet se pamjet janë nga data 5 shtator e këtij viti dhe janë realizuar gjatë rrugës për në aeroportin Van Nuys në Los Angeles.

Sipas raportimeve thuhet se aktorja u shfaq dy orë me vonesë për fluturimin e saj dhe pasi u kthye në pistë, britanikja duhanpirëse u shfaq shumë e shqetësuar teksa i ra nga duart disa herë telefoni.

Cara ka çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD), i cili mund të jetë shkak për sjelljen në dukje të shqetësuar.