Në Gjilan, derbi luhet për Ballkanin

Derbi gjilanas në futboll, Drita-Gjilani ka përfunduar në barazim 1-1, rezultat që i konvenonte Ballkanit.
Skuadra e Munishit kishte epërsinë nga pjesa e parë me golin e Kelmendit. Dhjetë minuta pas pjesës së dytë, Ilir Blakqori barazoi në 1-1.
Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja. Gjilani mbetet ne pozitën e dytë me 47 pikë, një më pak se Ballkani.
Drita mbetet e treta me 42 pikë në tabelë./Indeksonline/