75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në Gjilan s’ka fitues ndërsa Ballkani rikthehet tek fitoret

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Ballkanit është rikthyer tek fitoret, duke mposhtur Vushtrrinë si vendas me rezultat 3:1, shkruan IndeksOnline.

Golat për skuadrën e udhëhequr nga Ismet Munishi i shënuan Mirlind Daku, Blend Baftiu dhe Arbër Prekazi, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Kushtrim Fazliu.

Në ndeshjen tjetër në Gjilan ndeshja e zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Llapit përfundoi pa  fitues me rezultat 2:2.

Për mysafirët golat i shënoi Valmir Veliu, ndërsa Progni dhe Keite Razak shënuan për skuadrën e Gentjan Mezanit.

Kujtojmë që me fillim nga ora 19:00 luhet derbi i javës ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit./IndeksOnline/