Në Gjilan s’po bëhen ‘rehat’, një burrë e rrahë ish- gruan midis rrugës!

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast dhunë në Gjilan.
Një person është arrestuar pasiqë i njëjti e ka sulmuar fizikisht ish- bashkëshorten e tij në rrugë, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje shtesë kanë dhënë nga policia e Kosovës.
“Gjilan 30.03.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”./IndeksOnline/
/Foto ilustrim/