Gjilani vazhdon aksionin për ndihmë: Sillni ushqime të konservuara, ujë dhe qumësht
Tifozët “Fc Drita” nga Gjilani kanë bërë të ditur se mbrëmë në 2:30 pas mesnate kanë arritur furnizimet e tyre të ndihmave në Durrës, shkruan Indeksonline.
Ata kanë bërë thirrje që sot qytetarët të sjellin udhqime të konservuara, ujë dhe ushqime, pasi që janë nevoja kryesore.
Sipas njoftimit, aksioni do të vazhdojë edhe sot në orën 9:00 te plateja e Teatrit të Qytetit.
“Në orën 2:30 pas mesnate të gjitha furnizimet tona mbërritën në Durrës.
Sot po e vazhdojmë aksionin tonë përsëri, nga ora 9:00 do të jemi përsëri në të njëjtin vend, pra te plateja e Teatrit të Qytetit.
Pasi që nevoja kryesore janë ushqimet (të konservuara), uji, qumështi lutemi që t’i keni parasysh këto kërkesa.
Me mjetet financiare që do të tubohen gjatë ditës së sotme do të blejmë produktet që i kemi cekur më sipër.
Do të jemi deri në orën 19:00 në pritje të furnizimeve”, thuhet në njoftim./Indeksonline/