75 Mall Live Search
10:00 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Gj. Sh

Në Ibiza me të dashurin, Camila Cabello nuk fshihet më

Camila Cabello ka bërë zyrtarisht publike lidhjen me të dashurin e saj prej 7 muajsh, biznesmenin libanez Henry Junior Chalhoub.

Këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit një foto të ëmbël nga pushimet në Ibiza, ku shihet dorë për dore me partnerin, teksa në mbishkrim shkruan: “Po bie në dashuri”.

Çifti është parë më herët duke shkëmbyer përqafime dhe puthje gjatë një zhytjeje në ujërat e Detit Balearik, një romancë që tashmë s’ka më asgjë për të fshehur.

Henry Junior është trashëgimtar i perandorisë Chalhoub, një emër i madh në industrinë e luksit me bazë në Dubai. Dyshja janë parë së bashku në evente të rëndësishme si Formula 1 në Monako, sfilatat e modës në Paris e Londër dhe festa ekskluzive në Arabinë Saudite.