75 Mall Live Search
13:23 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në Indonezi arrin në 429 numri i të vdekurve nga cunami

Numri i të vdekurve nga cunami që goditi Indonezinë në fundjavë ka arritur në 429 persona, njoftuan sot burimet zyrtare.

“Numri i të plagosurve është 1 485 ndërkohë që 154 persona janë shpallur të humbur”, sipas agjencisë indoneziane të menaxhimit të katastrofave.

“Cunami që goditi të shtunën në mbrëmje një pjesë të Indonezisë u shkaktua nga shpërthimi i vullkanit në malin Anak Krakatau, rreth 50 kilometra larg brigjeve”, sipas përfundimeve të ekspertëve.