Vazhdon të luftohet në Irak, në një aksion kundër ISIS-it vritet marinsi më i mirë i vitit
Edhe pse lufta kundër ISIS-it në Irak ka rënë disi në heshtje nga opinioni publik ndërkombëtar, forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende luftojnë kundër organizatës terroriste, në zonat e thella të veriut që janë ende nën kontrollin e tyre.
Pentagoni informoi sot për rënien gjatë një aksioni të rreshterit 35- vjeçar, Scott Koppenhafer.

Koppenhafer nuk ishte një ushtar si të tjerët, madje në vitin 2018 kishte fituar medaljen si “Marinsi i Vitit” për rolin e tij në drejtimin e reparteve të forcave speciale të ushtrisë amerikane në Irak.
Vdekja e ushtarit elitar amerikan konfirmon atë që po del në pah nga raportet e inteligjencës amerikane në vendin arab. Sipas tyre, “ edhe pse ka humbur kalifatin e tij territorial, ISIS ka përforcuar kapacitetin e tij luftarak në Irak dhe po rishfaqet edhe në Siri.