13:30 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në ishull raportojnë për Grupin A, ku Kosova është rival i Anglisë

Padyshim, Anglia do të jetë favorit për të kryesuar në grupin A në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Anglia do ta ketë përbalë vetes në grup Çekinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Përfaqësuesen kosovare.

E këtë short, anglezët e konsiderojnë shumë me fat dhe presin që ta dominojnë që nga fillimi e deri në fund, transmeton IndeksOnline.

Por, si e kanë cilësuar mediat angleze shortin e Anglisë, e cila kundërshtarë do ta ketë edhe Kosovën tonë?

”Anglia do të përballet me finalistin e Euro 96 për herë të parë që nga viti 2008, në një ndeshje që përfundoi 2-2 në Wembley”.

”Gjysmëfinalisti i Kampionatit Botëror do të përballet edhe me Bullgarinë, Malin e Zi dhe Kosovën, ku synon vendin e parë”, shkruan e përditshmja britanike, Mirror.

Kurse, mediumi tjetër, Telegraph.co.uk, shkruan: ”Anglia e Gareth Southgate do të përballet me Çekinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe kundërshtarin e ri, Kosovën”.

Dhe për fund, Daily Mail shkruan: ”Skuadra e Southgate do ta ketë para vetes Çekinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Kosovën për ta arritur Euro 2020”./IndeksOnline/