09:49 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në Istog burri e bën për spital gruan për telefon

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Istog për veprën penale Dhunë në Familje.

I njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

“Istog 30.05.2020 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili  pas një mosmarrëveshje verbale rreth një telefoni e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e  tij viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksonline