Në Istog luhet derbi lokal, fund dramatik dhe me tensione

Ka përfunduar me barazim derbi lokal në Istog. Skuadra e Istogut ka barazuar 1-1 me Fc Phoenix.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fatty në fund të pjesës së parë.
Arifaj në sekondat e fundit të ndeshjes barazoi në 1-1. Ndeshja ishte me plot tensione dhe ndërprerje, ndërsa në fund nuk munguan as konfrontimet mes dy palëve.

Istogu renditet në pozitën e dytë të grupit A në Ligën e Parë me 23 pikë, ndërsa Phoenix ka një pikë më pak./Indeksonline/