18:32 / E Premte, 03 Maj 2024 / Gj. Sh

Në Istog organizohet turnir për nder të 25 vjetorit të rënies heroike të Demush Mavraj

Me datën 15 maj, në qytetin e Istogut do të organizohet turnir në futboll të vogël në nder të 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Demush Mavraj.

Ky turnir tashmë është bërë tradicional për nder të ish-profesorin e Edukatës Fizike dhe dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ky turnir do të mbahet në qëndron sportive “IBOS” nga ora 18:30.

Hedhja e shortit bëhet me datë 14-maj, derisa për fituesit do të ketë edhe shperblime./IndeksOnline/