Në Itali mbi 36 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 653 të vdekur

Italia vazhdon të shënojë shifra të larta infektimi me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 250.186 teste dhe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 36,176 persona.
Ndërkohë, që kanë humbur betejën me jetën 653, ku vihet re një ulje e lehtë krahasuar me një ditë me parë (753). Rajoni me numrin më të lartë të rasteve të reja mbetet Lombardia, e ndjekur nga Piemonte dhe Veneto.
Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë shënuar 1,308,538 raste të reja infektimi dhe kanë ndërruar jetën në total 47,870 pacientë.